LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori hungarez në Ukrainë shpallet “persona non grata”

Ambasadori hungarez në Ukrainë shpallet “persona non grata”

Konsulli hungarez në qytetin ukrainas të Beregovos, në rajonin Zakarpatska, u shpall person i padëshiruar.

Ambasadori hungarez në Ukrainë ka marrë një notë duke u informuar se konsulli hungarez në Beregov duhet të largohet nga territori i Ukrainës në 72 orët e ardhshme, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në një deklaratë.

“Ne shpresojmë që pala hungareze në të ardhmen të përmbahen nga çdo hap armiqësor ndaj Ukrainës dhe zyrtarët e saj nga shkeljet e ligjeve të Ukrainës,” thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.


Më parë, autoritetet ukrainase shprehën pakënaqësi për faktin se konsullata hungareze lëshoi pasaporta hungareze për qytetarët ukrainas. /kp/Telegrafi/