LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Në dialog të marr pjesë i gjithë spektri politik

Ambasadori gjerman: Në dialog të marr pjesë i gjithë spektri politik

Korrigjimi i kufijve si temë në dialogun Kosovë-Serbi, e përmendur nga presidenti Hashim Thaçi ka zgjuar shumë debat në vend.

Për ta caktuar ekipin negociator për vazhdimin e dialogut, Kuvendi tashmë dy ditë nuk po mund të mbajë një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria pasi që opozita po e bojkoton atë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha sot se procesi i dialogut duhet të shkojë përpara dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.


“Dialogu është vendimtar, të gjithë duhet të marrin pjesë veçanërisht fusha politike. Është e rëndësishme që të ketë sa më shumë konsensus, gjërat duhet të shkojnë përpara në kuadër të dialogut dhe unë shpresoj që ky vend të finalizojë këtë çështje dhe të këtë konkluzion të suksesshëm”, tha Heldt sot në Gjilan.

Pavarësisht insistimit të KosovaPress për të marr një përgjigje nga Heldt në lidhje me idenë për korrigjim të kufijve të Kosovës, ai nuk ka dashur të komentojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori