Site icon Telegrafi

Berishaj: Nuk e njoh kryeministrin e Sllovenisë, kurrë nuk kam qenë në kontakt me të

Foto: Arkiv

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po thotë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Sipas tij, ai kurrë nuk e ka takuar dhe asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të, duke i cilësuar raportimet ndaj tij si lajme të rrejshme.

”Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet!”.

Lexo po ashtu Kryeministri i Sllovenisë: Raportimet për aferën e dyshuar me Martin Berishajn, trillim i pastër

Edhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob ka folur për raportimet ku përmendet ai dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në aferën për shpëlarje të parave.

Golob në një televizion slloven ka thënë se të gjitha këto raportime janë trillime të pastërta.

Sipas tij më vonë u zbulua se Berishaj është mik personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS./Telegrafi/

Exit mobile version