Ndonëse ambasadori Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ftuar që sot të jepte dëshminë e tij para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ai përmes një shkrese kishte kërkuar kohë që deri më 29 apo 30 nëntor të mos ftohej për intervistim për shkak të angazhimeve.
E duke i konsideruar si të vona datat e propozuara Komisioni i dha mundësi ambasadorit, Berishaj që deri më 20 nëntor të gjej një mundësi për intervistim.
Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj lexoi një pjesë të kërkesës së ambasadorit Berishaj për shtyrje të intervistimit të tij me arsyetime se ka takime diplomatike gjatë ditës së sotme kur ishte paraparë të jepte dëshminë e tij.
“Pasi paraprakisht kam caktuar takime me ambasadorin austriak dhe gjerman e që përputhet me datën 11.11.2022 dhe datën 12, e kam konfirmuar takimin me ministrin e Ekonomisë së Kroacisë, Dabor Filipoviq lidhur me Forumin Ekonomik Kroaci-Kosovë që do mbahet në javën e dytë të janarit në Prishtinë. Propozoj dhe njëherit iu lus mirësish që të ma mundësoni të bëjë këtë dëshmi më datën 29. 11 apo 30.11.2022 apo kur do ta caktoni ndonjë datë tjetër”, theksoi ai.
Selmanaj propozoi që deri më 20 nëntor ambasadori, Martin Berishaj të zgjedh se kur mund ta jap dëshminë e tij, pasi datat që ky i fundit i kishte propozuar janë të vona për shkak edhe të mandatit të vetë Komisionit.
“Datat që i ka propozuar megjithatë ka lënë mundësi që ta caktojmë ndonjë datë tjetër, por datat e propozuara janë shumë vonë, neve mandati si Komision na përfundon më 4 dhjetor. Data 29.11 apo 30.11 mendoj se është shumë vonë. Propozimi im është që ne t’i lëmë mundësi zotëri Berishaj që të zgjedh deri më datën 20 nëntor prej sot deri më 20 nëntor të vlerësoj ai se cilat data i përshtaten”, tha Selmanaj.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala propozoi që për intervistim të ftohej edhe ish udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë, Besim Imeri.
“Besim Imeri sepse është akter kyç institucional që ka pasur dhe ka informacione për sektorin energjetik dhe veçanërisht për ndërmarrjet e sektorit energjetike pranë ministrisë së Ekonomisë ne edhe ashtu nuk i kemi ftuar këta që janë sot sepse periudha kohore që menaxhojnë nuk është e përshtatshme dhe brenda mandatit tonë. Konsideroj se për atë periudhë do të na ndihmonte shumë së paku në qartësimin e disa pozicioneve që kemi pas deri tani sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve publike, KEK-ut, KOST-it”, tha ai, raporton kp.
Me këtë propozim u pajtua edhe bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri i cili tha se Imeri duhet të ftohet gjithsesi për intervistim pasi ai ka nënshkruar 3 memorandume që rezultuan në transaksionin e 20 milionë euro të KEK-ut.
“Siç jemi të informuar nga dokumentet që kemi marr nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Qeveria që personi në fjalë është nënshkruesi i tri memorandumeve së bashku me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe ai në emër të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik që mbulon sektorin e energjisë, këto memorandume kanë rezultuar me transferin e mbi 20 milionë euro në KEK dhe po i njëjti ka dhënë dorëheqje për shkak të mos transparencës nga ana e KEK dhe nuk ka vazhduar punën në drejtimin e kësaj njësie. KEK nuk i raportonte ministrisë së Ekonomisë por i raporton kësaj njësie”, tha ai.
Por, në mungesë të kuorumit kjo kërkesë e PDK-së nuk mundi të kaloj, dhe pas kësaj përsëri shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me të përfunduar mbledhja e Komisionit foli para mediave.
Tahiri e ka quajtur ndërhyrje direkte nga pushteti mos lejimin e intervisitimit të Besim Imerit.
“Kemi një vendosmëri nga pushteti që personi në fjalë të mos të intervistohet nga Komisioni Hetimor, pra kjo është një ndërhyrje direkte e tyre në këtë hetim parlamentar të cilët po mundohen me pamundësu zbardhjen e një të vërtete. Akuzat tona si parti opozitare kanë qenë shpenzimi i këtyre mjeteve të para rreth 20 milionë euro në dhjetorin e vitit 2021 dhe janarin e vitit 2022 ku është subvencionuar energjia elektrike e kemi deklaruar me dhjetëra herë se është bërë në mënyrë të jashtëligjshme” , theksoi ai.
Në këtë mbledhje të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës u diskutua edhe mundësia që të bëhet kërkesë për shtyrje edhe për 1 muaj të mandatit të Komisionit.
Ky propozim u bë nga kreu i vetë Komisionit, Driton Selmanaj i cili tha se atë njëmujor do ta mund ta shfrytëzonin vetëm për hartim të raportit dhe jo për aktivitete të tjera. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos