Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se është zhgënjyese që nuk ka shumë përparim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ka takime të rregullta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku diskutojnë tema që i shqetësojnë të dytë.
Ambasadori amerikan në një intervistë për gazetën danas ndër të tjera ka folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk kam qenë në Serbi për 23 vjet. Është zhgënjyese që nuk ka pasur më shumë përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha fillimisht ai.
Diplomati ka pohuar se duhet të ketë dialog mes dyja vendeve dhe të ketë më shumë bashkëpunim, transmeton Telegrafi.
“Është mirë që Bashkimi Evropian ka marrë përsipër të udhëheqë këtë proces dhe është mirë që kemi dialog. Megjithatë, unë e kam të qartë se duhet të bëhet më shumë përparim. Do të doja të shihja një bashkëpunim më të fortë dhe t’i japim kuptimësi fqinjësisë”, shtoi ambasadori.
Ai ka pohuar se duhet të ulen tensionet mes dyja vendeve në mënyrë që të ecin përpara.
“Duhet të flasim për logjikën e gjërave. Sipas meje, është logjike që Serbia të jetë pjesë e sigurisë së përbashkët. Gjithashtu mendoj se është logjike që të ulen tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe të gjendet një mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara, aq më tepër që janë fqinjë. Sinqerisht, jam i dekurajuar nga sa ngadalë po shkojnë gjërat”, pohoi Hill.
Ndryshe, ambasada e SHBA-së në Beograd ka festuar gjatë ditës së djeshme 246 vjetorin e pavarësisë së vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale