LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan darkon me “Ekipin e Unitetit”: Kujtuam të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite

Ambasadori amerikan darkon me “Ekipin e Unitetit”: Kujtuam të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”.

Kështu ka nisur shkrimin Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka bashkangjitur edhe fotografinë e dikurshme dhe të tanishmen me “Ekipin e Uniteit”.

Hovenier tha se gjatë darkës së përbashkët është folur për të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite.


“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenier.

Hovenier në vitin 1999 ishte pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.

Përveç kësaj, Hovenier në vitit 1999 ka qenë edhe pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.

Ndërkaq atë kohë “Ekipi i Unitetit” negocionte me një ekip të ngjashëm nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe ish presidenti i Finlandës,  Marti Ahtisaari.

Në to bisedohej për statusin final të Kosovës, por ato dështuan pasi pala serbe nuk pajtohej me propozimet. Këto bisedime i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 2008.

Në “Grupin e Unitetit” janë shumë fytyra të njohura që ende merren me politikë dhe kanë pozita vendimmarrëse.

Ndër ta kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, pastaj ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, publicisti  Veton Suroi, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pastaj ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni,publicisti dhe këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Blerim Shala etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori