LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Ajeti: Sulmet verbale të Beogradit ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme

Ambasadori Ajeti: Sulmet verbale të Beogradit ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka thënë sot se sulme verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde janë të papranueshme.

Ajeti në një postim në Twitter shkruan se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve.

“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve…”, shkruan Ajeti, gjersa shpërndan një shkrim të derstandard.


Në një shkrim në derstandard.de thuhet se në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Në këtë shkrim po ashtu raportohet se është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi dhe se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka sulmuar në Twitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili kishte bërë thirrje për largimin e barrikadave, që kanë penguar qarkullimin e lirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori