Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atasheu ushtarak janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë.
Masa, e koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Federata e Punës Histadrut, erdhi pasi Thesari raportohet se tërhoqi marrëveshjet e mëparshme dhe tha se do të detyrojë të dërguarit diplomatikë të kthejnë mijëra dollarë që u ishin dhënë për shpenzime, raporton ‘Times of Israel’.
Mbyllja e ambasadave dhe konsullatave hyri në fuqi në 01.00 të mëngjesit në kohën e Izraelit.
Vendimi i Ministrisë së Financave të Izraelit për të shkelur marrëveshjet e dakorduara dhe të firmosura nga drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave më 21 korrik 2019 dhe për të aplikuar një procedurë të njëanshme që ndryshon protokollin që ka qenë në fuqi për disa dekada, na ka detyruar të mbyllim ambasadën, sipas njoftimeve për shtyp të publikuara në ueb faqet e shumë misioneve.
Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen dhe askush nuk do të lejohet të hyjë në ambasadë ose konsullatë, thuhet në deklaratë.
Mosmarrëveshja u ngrit për koston e diplomatëve izraelitë dhe të dërguarve të ministrisë së Mbrojtjes të stacionuar jashtë vendit, të cilat duhet të mbulojnë një gamë të gjerë të kostove, nga pritja e ngjarjeve në rezidencën e ambasadorit deri te shpenzimet e transportit.
Ministria e Financave është duke u përpjekur të ndryshojë mënyrën e kompensimit të kostove, gjë që do të prekte ndjeshëm diplomatët dhe atashetë, të cilët prej kohësh janë ankuar për paga të ulëta.
Ministria gjithashtu dëshiron të imponojë një sistem të ri në mënyrë retroaktive, që do të thotë se të dërguarit diplomatikë duhet të kthejnë mijëra dollarë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të – a ishte veshja shkak për tension?

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: Tashmë është e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri

Pas ‘përplasjes’ me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk