LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e amerikane: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë dhe rajon

Ambasada e amerikane: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë dhe rajon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar me shqetësim pas rritjes së rasteve me coronavirusi në Kosovës.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar veprime vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka treguar se edhe vet e kanë marrë seriozisht respektimin e masava të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet shëndetësore, duke i eliminuar pothuajse të gjitha takimet.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në #Kosovë & rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë. Si punëdhënës i mbi 500 persona, Ambasada e merr seriozisht këtë përgjegjësi. Duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së, transmeton Telegrafi.


Ditëve të fundit në Kosovë është gjithnjë e në rritje numri ditor i viktimave nga koronavirusi dhe nurmi i të infektuarve po ashtu. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 9 viktima dhe 486 raste të reja. Për shkak të kësaj, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese, që kanë hyrë në fuqi nga sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori