LAJMI I FUNDIT:

Amatorë të alpinizmit nga Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë në Shkodër

Amatorë të alpinizmit nga Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë në Shkodër

Udhëtuan nga Kosova për t’u ngjitur në majet e Golishit në Shkodër.

Rreth 50 të apasionuar pas natyrës, vendosën të eksplorojnë një nga shtigjet më të veçanta të Shkodrës, që të ofron pamje spektakolare të qytetit e natyrës, por edhe vendbanimet Ilire dhe vendet historike.

Ngjitjes në 651 metër mbi nivelin e detit iu bashkuan të gjitha moshat, nga më i riu 12 vjeç, tek një çift 70 vjeçarësh.


“Edhe maja e Jezercës që ka qenë shtegu më i vështirë, kemi qenë të liqenet e Dhoksit, kemi pas rast të takohemi me ariun me të vegjëlit, ajo ka qenë frikë dhe emocion”, shprehet i moshuari.

“Erdha këtu për të pasur një eksperiencë, për të parë vendbanimet ilire”, tregon një 12-vjeçar.

Ngjitja në Majën e Golishit ishte edhe si një promovim turistik për këtë shteg të cilin e njohin pak edhe vetë shkodranët.

“Ecja ia ka vlejtur shumë, pjesa e liqenit, deti shumë perfekt”, shprehet Denisa Sadiku, alpiniste e Kosovës.

“Shtegu ishte shumë i lehtë, me pamje shumë të bukura. Sigurisht që ia vlejti sepse i gjithë grupi mbeti shumë i kënaqur”, thotë Gjon Marku, tjetër alpinist i Kosovës.

“Këtu është ta shohësh gjithë Shkodrën në pëllëmbë të dorës. Sheh kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, një mrekulli e vërtetë për ta vizituar”, tha Lodovik Zefi, alpinist nga Shqipëria

Në vitet e fundit, përveç të huajve, edhe tek shqiptaret po rritet dëshira dhe pasioni për eksplorimin e majave dhe shtigjeve malore, raporton tch./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori