Amanda Bynes tregon me krenari humbjen e peshës prej nëntë kilogramësh falë Ozempic

Amanda Bynes ka treguar me krenari për arritjen e saj në humbjen e peshës, duke zbuluar se deri tani ka hequr mbi nëntë kilogramë falë përdorimit të ilaçit Ozempic.
Ish-ylli i Nickelodeon, që do të mbushë 40 vjet në prill, u shfaq në Los Angeles të dielën duke bërë punë të ndryshme, duke treguar një trup dukshëm më të hollë.
Ajo kishte veshur geta të zeza, një bluzë shumëngjyrëshe Karl Kani dhe një çantë të bardhë.

“Kam humbur nëntë kilogramë deri më tani. Për të qenë e sinqertë, jam shumë e emocionuar për këtë. Gjithashtu dua të humbas edhe rreth 25 kilogramë të tjerë”, tha Bynes më 5 nëntor, shkruan DailyMail.
Ajo shpjegoi se pesha e saj ishte rritur nga 173 në 180 kilogramë para se të fillonte trajtimin me Ozempic, dhe tani ajo ka arritur të zbresë në 163 kilogramë.

“Jam shumë e lumtur që po përdor injeksionin. Po funksionon vërtet për mua dhe po përpiqem të humb më shumë peshë vetëm që të ndihem e dobët dhe e lezetshme”, shtoi ajo.
Përveç ilaçit, Bynes ka nisur edhe aktivitet fizik, duke marrë pjesë në klasë Pilates herët në mëngjes.
Amanda ka pasur më parë përvojë me përdorimin e substancave për humbje peshe; në vitin 2018 ajo rrëfeu se kishte abuzuar me Adderall gjatë viteve 2000 për të ruajtur trupin e saj.
Ndër të famshmit që kanë pranuar përdorimin e injeksioneve për humbje peshe janë Oprah Winfrey, Kelly Clarkson, Serena Williams, Amy Schumer, Elon Musk dhe të tjerë, ndërsa disa të tjerë, si Selena Gomez dhe Khloe Kardashian, preferojnë të mos bëjnë deklarata publike. /Telegrafi/




















































