LAJMI I FUNDIT:

Alves: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alves: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Juventusi po i afrohet pjesës vendimtare të sezonit dhe duhet ta ruajë qetësinë për ta fituar titullin e gjashtë radhazi në Serie A dhe trofeun e Ligës së Kampionëve – ka thënë Dani Alves.

Zonja e Vjetër është 11 pikë para Romës (që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave) në kampionatin italian, ndërsa është pranë që të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni triumfon në frymën e fundit (Video)
Lexo po ashtu Kampioni triumfon në frymën e fundit (Video)

Njëherësh, Bianconerët janë shumë afër kualifikimit edhe në finale të Kupës së Italisë.


“Jemi në formë të mirë, fizike dhe psikike. Tash po hyjmë në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Lojtarët e shkëlqyer punojnë gjatë gjithë vitit për të qenë të gatshëm për momente të këtilla… që t’i fitojnë garat. Së bashku, mund të kemi një përfundim të shkëlqyer të sezonit”.

“Kam ardhur te një klub që dëshiron të fitojë gjithçka dhe kjo më motivon, më bën mua dhe bashkëlojtarët e mi të vetëdijshëm se mund ta shkruajmë historinë”.

“Unë sikur të gjithë juventinët ëndërrojmë dhe jam i bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse jemi të qetë dhe nuk shfaqim frikë duke bërë gabime…”, ka deklaruar Alves për JTV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori