Partia Alternativa ka anuluar mbledhjen e Këshillit Qendror që duhej të mbahej sonte në Tetovë.

Të njëjtën e ka caktuar për nesër, në ora 18:00.


Në këtë mbledhje do të sillet vendimi përfundimtar se nëse kjo parti do t’i bashkohet Qeverisë.

Kujtojmë që Alternativa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet me katër deputetë.