Rrëzimit nga afro 20 metra lartësi, alpinisti i ka shpëtuar me lëndime të konsiderueshme, ndërsa kamera që kishte në helmetë regjistroi momentin dramatik.
Kylie Walker nuk ishte duke përdorur ndonjë mjet mbrojtës, teksa po ngjitej nëpër një shkëmb të thepisur të Kolorados së Shteteve të Bashkuara, prej nga ra sikur të ishte lodër, transmeton Telegrafi.
“Isha në mes të lëvizjes së fundit, kur ndjeva se po më humb energjia dhe duhesha të pushoja. Nuk arrita të kapem dhe rash poshtë” ka thënë Walker.
Megjithëse i mbijetoi rrënies, theu të dy bërrylat, tetë brinjë dhe legenin, ndërsa ka shpuar edhe mushkërinë.
Tani pas një muaji, që është liruara nga regjimi i spitalit dhe po rehabilitohet në shtëpi, ka shpërndarë edhe pamjet se si ndodhi ngjarja.
Me këtë rast, ka kërkuar që të bëhet më shumë kujdes dhe të përdoren rripat e sigurisë, pavarësisht eksperiencës, për të mos u ndodhur në situatë të njëjtë. /Telegrafi/