Alpinistët në hall ndërsa “shtresa e insekteve” mbuloi një mal në Korenë e Jugut

Një numër i madh insektesh të njohur si ‘lovebugs’ kanë befasuar alpinistët në malin Gyeyangsan në Korenë e Jugut, ku në majën e malit u shfaq një re e dendur e këtyre insekteve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një alpinist shihet i mbuluar nga insektet, teksa përpiqet t’i largojë me një pajisje elektrike për mizat, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave lokale, malet ishin “të mbuluara me insekte” që formonin një “shtresë të trashë”.
‘Lovebugs’ marrin këtë emër për shkak të zakonit të tyre për të fluturuar në çifte dhe janë shfaqur në numër gjithnjë e më të madh në disa pjesë të Koresë së Jugut vitet e fundit.
Zyrtarët e mjedisit janë duke hetuar shkaqet e shtimit të tyre, ndërsa ekspertët mendojnë se kushtet klimatike dhe mungesa e grabitqarëve natyrorë mund të kenë ndikuar në përhapjen masive. /Telegrafi/









































