Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, po konsiderohet si zëvendësues ideal i Gerard Piques te Barcelona. 

Mbrojtësi që e fitoi Kupën e Botës me Spanjën do t’i mbush 32 vjet në shkurt të 2019 dhe tashmë është filluar të mendohet për zëvendësimin e tij.


Alonso është në krye të listës edhe pse nuk ka eksperiencë si qendërmbrojtës, por ka luajtur në Serie me Fiorentinën dhe kjo i ka ndihmuar.

GettyImages 944395218 Pique lider te Barcelona (Getty)

Ai ka impresionuar në Angli ku është zgjedhur mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit për sezonin 2017-18.

Paraqitjet e mira ia kanë siguruar një vend në ekipin e Spanjës për herë të parë dhe ai pritet të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.

Barca mund t’i jap hapësirë, siç bëri me babin e tij kur në vitet e 80-ta luante te Barcelona.

GettyImages 911458400 Alonso, mund t'i ndjek hapat e babait të tij (Getty)

Alonso është produkt i akademisë së Real Madridit.

Lojtari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2021.  /Telegrafi/

telegrafi sport app