LAJMI I FUNDIT:

Alonso në Indianapolis, vijon përgatitjet

Alonso në Indianapolis, vijon përgatitjet
Getty Images

Fernando Alonso rikthehet në SHBA për të rimarrë drejtimin e një makine IndyCar në kuadër të përgatitjeve për garën ‘Indianapolis 500’ që do të zhvillohet në 28 maj.

Piloti spanjoll që nuk do të jetë i pranishëm në Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1, e la Barcelonën menjëherë pas përfundimit të garës ku u rendit në vendin e 12, për të qenë në provat e zhvilluara në Brickyard.

Në përfundim të provave të para, Fernando Alonso regjistroi shpejtësinë 357 km/h, një rezultat ky mjaft i mirë për një pilot debutues në garën e ‘Indianapolis 500’.


Alonso, që do të garojë më skuadrën ‘Andretti Autosport’, në sesionin e dytë të provave regjistroi një shpejtësi prej rreth 359 km/orë duke u renditur në vendin e 19 mes 32 pilotëve pjesëmarrës, transmeton TCh.

Ai që rezultoi më i shpejti në pistë ishte shoku i skuadrës së Alonsos, Marco Andreti që shënoi një shpejtësi prej 364.2 km/h i ndjekur nga neozelandezi Scott Dixon, ndërsa i treti ishte Ed Carpenter, fitues i 2 pole position në garën e Indianapolis 500.

Ajo që të bën përshtypje është se ndërsa në Formula 1, Honda po vuan shumë, në provat e garës së Indianapolis, kjo kompani ishte dominuese, pasi 8 prej 10 makinave të para në këto prova furnizohen me motorë prej saj.

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori