LAJMI I FUNDIT:

Alonso-McLaren, rinovimi varet nga paraqitja e MCL32

Alonso-McLaren, rinovimi varet nga paraqitja e MCL32

Botërori i Formulës 1 do të startojë më 26 mars në Melbourne të Australisë, por në shumë ekipe duket se është koha e duhur për të menduar mbi atë që pritet të ndodhë në vitin 2018. Mbi të gjitha në aspektin e pilotëve, duke parë që këtë vit skadojnë disa kontrata pilotësh të rëndësishëm.

Njëra prej tyre është edhe ajo e Fernando Alonsos te McLaren, për të cilën siç shprehet drejtuesi i skuderisë, Eric Boullier, nuk mund të merret si i mirëqenë rinovimi.

“Shumëçka do të varet nga ajo që skuderia nga Woking do të shfaqë në pistë, veçanërisht pas ndryshimeve të rregullores teknike. Nëse MCL32 do të rezultojë përherë larg më të mirëve – thotë Boullier gjatë një interviste për “AS”, – atëherë ish-ferraristi do të duhet të bëjë zgjedhje të tjera”.


Deri më tani, dy sesionet e para të testimeve në Montmelo nuk kanë rezultuar të shkëlqyera për McLarenin, pasi problemet teknike dhe defektet kanë bllokuar shpesh herë punën për zhvillimin e makinave.

“Ka shumë spekulime mbi rinovimin e Fernando Alonsos, – thotë Boullier. – Di vetëm të them se do të jemi të ndershëm, si ne me atë, ashtu edhe ai me ne. Ai kërkon të shohë nivelin e makinës së re, i pëlqejnë njëvendëshet e reja dhe dëshiron të jetë rivalizues, sepse ka vërtet talent. Ne duam t’i japim atij një makinë konkurrente për t’i kënaqur pritshmëritë e tij. Nëse do t’ia dalim, atëherë ai do të jetë i gëzuar, përndryshe do të duhet të bëjë edhe ai vlerësimet e tij. Po kemi biseduar për kontratën, por për momentin nuk ka të reja për të deklaruar”.

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Kalo në kategori