Site icon Telegrafi

Almeda Abazi zbulon se si u dashurua dhe shumëçka rreth lidhjes me Çenarin (Foto)

Almeda Abazi ka folur për emisionin ‘Renki Sayfalar ’ të televizionit turk Kanal D.

Modelja shqiptare ka zbuluar shumëçka rreth marrëdhënies me aktorin turk, Tolgahan Sayısman.

“Dashuria çfarë do qoftë është një ndjenjë shumë e mirë. Ai hyri në jetën time dhe unë e dua Tolgan”, ka thënë fillimisht Abazi.

Lexo po ashtu "Çinari" vishet kuqezi për modelen shqiptare (Foto)

Ajo më tutje ka zbuluar se askush nuk ishte ‘misit’ i njohjes së tyre, duke zbuluar se si ranë në kontakt me Sayisman, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk na ka njoftuar. Kohët e fundit gjendeshim në ambiente të njëjta dhe kështu u njoftuam”, ka thënë Miss Globe 2008.

Modelja ka treguar se çka e bëri të dashurohet në aktorin më mirë të njohur në Kosovë si Çenari.

Lexo po ashtu Çenari në pushime me të dashurën shqiptare (Foto)

“Unë i jap shumë rëndësi karakterit të meshkujve. Këtë e pashë te Tolga me kalimin e kohës e vërtetova se ai ishte i duhuri për mua. Tolga është i bukur, këtë të gjithë e thonë”, tha më tutje 24-vjeçarja.

“Më pëlqeu karakteri tij dhe besnikëria ndaj miqve. Ne preferojnë të dalim në vende që nuk na shqetësojnë paparacitë”, tha në fund Almeda. /Telegrafi/

Exit mobile version