Almeda Abazi po vazhdon të krijojë karrierë dhe të jetojë në shtetin turk.
Përveç të dashurit Tolgahan Sayisman, i njohur si “Çenari”, ajo jetën private po e ruan me xhelozi.
Por, së fundi modelja shqiptare ka prezantuar të ëmën, me rastin e datëlindjes së saj të 42-të, transmeton Telegrafi.
Në fakt, po të njëjtën ditë ka lindur edhe motra e modeles, e cila ka mbushur 22 vjet.
“42-22. Mami dhe motra, dashuritë e jetës sime. Vajzat e ditëlindjes…”, shkruan Almeda në Instagram.
Ndryshe, Almeda dhe aktori turk po vazhdon të jenë temë e mediave roze turke rreth lidhjes dhe planifikimeve martesore. /Telegrafi/