Sulmues italian iu bashkua Milanit në janar nga Sampdoria dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e Scudettos, duke shënuar katër gola dhe duke bërë shtatë asiste në 17 ndeshje sa ka luajtur.

Allegri është i kënaqur me formën e 28-vjeçarit, mirëpo thotë se ai do të duhet të garojë me Alexandre Paton, Robinhon, Zlatan Ibrahimovicin dhe Filippo Inzaghin për të luajtur në formacionin startues.


“Këtu te Milani kemi shumë yje dhe ka shumë konkurrencë, prandaj ekziston mundësia që të mos luajë”, ka deklaruar Allegri për AFP, ndërsa të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe nga Pato, që të ketë vazhdimësi në lojën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app