Raportohet se Juventusi është duke menduar ta shes Gonzalo Higuainin, pasi Massimiliano Allegri, kërkon një sulmues të ri. 

Pipita ka qenë blerja më e madhe e klubit, kur erdhi para dy vitesh për 90 milionë euro nga Napoli.


Sipas La Stampa, ‘Zonja e Vjetër’ është duke menduar ta shes dhe do të pajtohej për shifrën e 60 milionë eurove.

GettyImages 953494216 Lewa e ka kërkuar largimin (Getty)

Atletico Madrid, Chelsea dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar.

Allegri kërkon sulmues të ri dhe emrat më të përfolur janë Alvaro Morata dhe Anthony Martial.

Emri i fundit që flitet është sulmues i Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Ylli polak e ka kërkuar largimin nga klubi dhe me gjasë do të bëhet më skuadër të re në verë.

GettyImages 960234388 Massimiliano Allegri kërkon sulmues të ri . (Getty Images)

Aktualisht ai është tubuar nga  Polonia, që e ka përfshirë në skuadër për Kampionatin Botëror.

Juventusit është gati që paratë e marra nga shitja e Higuain, t’i investojë te Leëandoëski. /Telegrafi/

telegrafi sport app