Alketa publikon këngën e re "Kur ike"

Këngëtarja e re e estradës shqiptare, Alketa, ka prezantuar sot (e diel) këngën e re.
“Kur ike” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme edhe në videoklip, në të cilin mori vëmendje me dukjen dhe stilin e veçantë.

Teksti dhe melodia është bërë nga Bardhi, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.

Videoja ndërkohë iu besua produksionit nga Prizreni, XL Films.

Alketa prej kohësh është pjesë e SBS Entertainment, nën menaxhimin e Jetmir Agajt.
Ajo njihet më shumë për bashkëpunimet me reperin nga Tetova, Bardhyl Idrizi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































