Vlera e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), nuk mund të bie, ashtu sikurse proklamohet shpesh në media nga menaxhmenti i kompanisë dhe Qeveria si aksionare saj. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress Florin Aliu, njohës i çështjeve për vlerësim të kompanive.
Ai nga përvoja që ka me vlerësimin e kompanive të mëdha thotë se vlera e PTK-së sillet rreth 328 milionë euro. Ndërsa për mënyrën e privatizimit të PTK-së, thotë se më e mira do të ishte që Qeveria ta jap me koncesion menaxhimin në mënyrë që kompania të rikthehet në pozitë më të mirë.
Sipas tij menaxhimi jo i mirë i kompanisë sjell deri tek humbjet e të hyrave të kompanisë por jo me doemos kjo e ul vlerën e saj.
“Në bazë të kalkulimeve të mia që i kam bërë pasi që merrem me vlerësimet e kompanive, vlera e kompanisë duke i marrë disa presupozime për kompani, duke e marrë perspektivën e ardhshme të kompanisë mundësitë e hyrjeve të reja në treg , vlera e kompanisë sillet diku rreth 328 milion euro”, tha Aliu.
Ai shton se ka edhe indikatorë të tjerë që mund të ndikojnë te kompania, por thotë se me menaxhim të mirë të shitjes së produkteve do të arrihet të përmbushen humbjet nga inovacionet e reja teknologjike.
“Pak a shumë vlerën e kompanisë janë faktor të shumtë që e ndikojnë, duke filluar prej inovacionit, siç është Facebook, Viber, interneti. Janë faktorë inovativ të jashtëm të cilët ndikojnë në vlerën e kompanisë. Mirëpo ndikojnë edhe faktorët e brendshëm, menaxhimi i kompanisë. Na po e shohim që PTK nuk i ka diversifikuar produktet e veta që i ofron në krahasim me oponentin e vet IPKO. Prandaj në ekonominë e tregut një ndër mënyrat me ulë rrezikshmërinë e kompanisë është duke i shpërndarë produktet të cilat i ofron. Në qoftë se një prej produkteve nuk funksionon e ke produktin tjetër. Mirëpo ekziston një tendencë spekulative tek ne rreth vlerës së kompanive, kryesisht shtetërore dhe shoqërore të cilat menaxhohen prej Qeverisë, edhe këto që mbikëqyrën prej Agjencisë së Privatizimit”, tha Aliu.
Sipas tij, të vetmen mënyrë për të shpëtuar kompaninë, është që Qeveria të jap me koncesion menaxhimin e PTK-së. Pasi që siç thotë ai, Qeveria në këtë mënyrë që është duke u menaxhuar aktualisht e ka të pamundur të kontrollojë kompaninë.
“E vetmja mënyrë për me ja rritë vlerën është shitja e menaxhmentit .Vetëm menaxhimi duhet privatizuar ose me u dhënë me koncesion një kompanie të huaj. I kemi praktikat e vendeve të rajonit, jo vetëm në kompani por edhe Doganat sot po epen me koncesion kompanive për arsye se Qeveria e ka të pa mundur me menaxhu gjithë këto asete publike, duke i marrë parasysh edhe problemet ekonomike që ekzistojnë. Prandaj privatizimi i menaxhmentit, vendosja e trageteve të ri për menaxhmentin e ri që ka me ardhur atëherë kishte me qenë mënyra më e mirë për ringjalljen e kompanisë”, tha Aliu.
Ai konsideron se menaxhim profesional i ri në PTK do të ndryshonte komplet PTK-në, e cila vitin e fundit ka pasur rënie të madhe të të hyrave.
Menaxhmenti përveç shpenzimeve, ka ardhur në një pozitë jo të mirë të inkasimit të të hyrave. Qeveria pas dy dështimeve të privatizimit nuk duket se e ka në plan afatshkurtër shitjen e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit