LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Viti i ri shkollor fillon me mbi 150 tekste të reja për shkollat e mesme profesionale

Aliu: Viti i ri shkollor fillon me mbi 150 tekste të reja për shkollat e mesme profesionale
Shkollat e mesme profesonale ,vitin e ri shkollor do ta fillojnë me mbi 150 tekste të reja shkollore në drejtimin e ekonomisë, maqinerisë, elektros etj, njofton zv .Ministri i Arsimit dhe Shkencës ,Lulzim Aliu.
Sipas tij, mungesa e madhe tekstev shkollore për drejtimet profesionale ka qenë një problem i kahmotshëm si për profesorët ashtu edhe për nxënësit.Megjithatë edhe ky numër I teksteve shkollore nuk e përmbush zbrazëtirën e krijuar në drejtimet profesionale.
“Ka ndodh që shkollat e mesme nuk kanë tekste shkollore për drejtimet profesionale dhe me Qendrën për trajnim që kryesisht e ka këtë detyrë, hartimin e programeve për shkollat e mesme profesionale ,ato i kanë bërë programet pastaj Ministria ka shpallur konkurs për autorë që do të hartojnë tekste,për Komisionin nacional i cili do ti vlerësoj dhe kemi arritur që të kemi një numër të konsiderueshëm të teksteve edhe për drejtimet profesionale,por jo për të gjitha”, u shpreh zv .Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.
Problemi me mungesën e një numri të caktuar të teksteve shkollore profesionale sipas Aliut qëndron në mungesën e autorëve për ti shkruar ato.
“Ne kemi shumë vërejtje prej profesorave të shkollave të mesme që thonë se skemi tekste për ndonjë lënde të caktuar në ndonjë drejtim professional psh.elektro makineri ose drejtimi I telekomunikimeve ,nuk kemi tekste dhe nuk e kemi as autorin se kush ta shkruaj .Ne ,ministria  e shpallim konkursin ,që të paraqiten autor që do të shkruajnë dhe nuk paraqitet askush dhe prandaj kemi vështirsi që të sigurjmë tekstet shkollore”, theksoi Aliu.
Hendikepi me mungesën e librave dhe autorëve për ti shkruar tekstet shkollore të drejtimeve profesionale sipas Aliut ,mund të tejkalohet me ndryshime ligjore ,ku do të mundësohet edhe përkthimi dhe përshtatja e teksteve nga autorë të huaj.Ligji egzistues nuk lejon që të kemi tekste shkollore nga autor të huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Kalo në kategori