Deputeti i PDSh, Imer Aliu, njëkohësisht edhe përfaqësues i kësaj partie në grupin e bisedimeve në Përzhino, për TV21 ka deklaruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së zgjeruar 100 ditësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka thënë se PDSh nuk dëshiron të merr përgjegjësi për dështimet eventuale të qeverisjes kalimtare, ndërsa qëndron në vijë me ndërkombëtarët, duke u angazhuar për plotësimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.


Aliu po ashtu ka thënë se nuk është e vërtetë që ministri i brendshëm do të jetë kuadër shqiptar./Telegrafi/