Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Ditën Botërore të Mjedisit, ka deklaruar se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, andaj edhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave konkrete për ruajtjen e mjedisit.
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, organizata e shoqëri civile, kanë shënuar sot Ditën Botërore të Mjedisit.
Ministri i MMPI-së, Liburn Aliu duke u drejtuar fëmijëve të pranishëm në këtë aktivitet, tha se shpreson që kjo gjeneratë do të sjellë ndryshim për të mirë.
Aliu shtoi se lumenjtë, pyjet dhe parqet e Kosovës po dëmtohen dhe nuk po përdorën drejtë, kështu që duhet të ndërmerren hapa për ruajtjen e mjedisit.
“Shpresojmë që me gjeneratën e re dhe vetëdijesimin që do të ndikojmë ndaj tyre, mbase do të kemi ndryshim për të mirë…Unë uroj që kjo ditë bashkë me fëmijët tanë e bashkë me të gjithë që kjo ditë të na shërbej për vetëdijesim në raport me mjedisin. Ne sot kemi lumenj të pakët, kanë pak ujë edhe ata lumenj uji i tyre nuk përdorët drejt, na kemi pyje të pasura por ato pyje tona priten jashtëzakonisht shumë, kemi parqe të cilat po dëmtohen çdo ditë, kemi ndërtime të vazhdueshme ku toka jonë bujqësore po pakësohet çdo ditë, andaj e kemi te domosdoshme që të ndërmarrim hapa të shpejt në raport me mjedisin”, tha ai.
Këtij aktiviteti me nxënës iu bashkua edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku u bëri thirrje mësimdhënësve që të vazhdojnë aktivitetet praktike me nxënës, duke zhvilluar kështu njohuritë e tyre për ambientin.
“Besoj që thirrjet përgjithësi shumë më tepër duhet t’u bëhen të rriturve sepse fëmijët jo vetëm që janë shumë të kujdesshëm e kreativ por edhe janë të kujdesshëm ndaj ruajtjes së mjedisit…prej këtu unë përcjell edhe më tej jo vetëm gatishmërinë time për bashkëpunim por edhe thirrjen për secilin mësimdhënës në shkollat tona që të vazhdojnë aktivitetet praktike me nxënës, që t’u japin mundësi atyre që në praktikë të zhvillojnë njohurit e tyre duke marrë pjesë aktive në ambient”, tha ajo.
Klubet e gjelbra të shkollave të Prishtinës në Ditën Botërore të Mjedisit promovuan konceptin 3’R, Redukto, Ripërdor dhe Riciklo, ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim, kompostimin, artin e ripërdorimit, si hapen ekspozitën me moton “Duaje Tokën”.
Gjithashtu në këtë bashkë organizim morën pjesë organizata si “Green Art Center”, “ATRC”, “Pamkos” dhe “Let’s Center” dhe “Let’s Do it Kosova”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë