LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Në LVV nuk pati vendim, por kishte një disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

Aliu: Në LVV nuk pati vendim, por kishte një disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur për idenë që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual.

Aliu në ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LVV-së kishte një disponim të mirë që Murat Jashari të jetë në krye të një qeverie tranzitore.

“Nuk pati ndonjë vendim për këtë gjë por unë dhashë deklaratën duke parë edhe disponimin brenda LVV-së”.


“Ideja që të ketë një qeveri tranzitore që do t’i bashkonte palët është ide e mirë e sidomos duke pasur parasysh se Murat Jashari do të kishte edhe autoritetin moral. Ai do të ishte figura më e përshtatshme e mundshme pasi vjen nga familja Jashari dhe është apartiak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se Murat Jashari do të ishte i pranuar nga të gjithë dhe do të ishte garanci për këtë periudhë tranzitore.

Aliu thotë se nuk kanë komunikuar me Murat Jasharin për këtë propozim por thotë se e shohin si figurë unifikuese në këtë situatë të tensionuar të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se qeveria e tillë do të përcaktohej pas bisedave mes partive politike.

“Nuk them se kjo qeveri duhej apo jo të kishte ministra partiakë, por do të përcaktohej pas bisedave mes subjekteve politike”, tha ndër të tjera Liburn Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori