LAJMI I FUNDIT:

Aliovski ende mban inati me Pepen, i thotë shokut të skuadrës se mezi pret përballjen me Arsenalin

Aliovski ende mban inati me Pepen, i thotë shokut të skuadrës se mezi pret përballjen me Arsenalin

Leeds dhe Arsenal janë përballur me 22 nëntor në Ligën Premier, në një ndeshje të zjarrtë.

Edhe pse takimi mes dy rivalëve të vjetër në Ligës Premier përfundoi pa gola 0-0, në fushë kishte zënka të shumta.

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe pati një konflikt me mbrojtësin shqiptar të Leeds United, Ezgjan Aliovskin.


Pepe e goditi me kokë shqiptarin, ndërsa gjyqtari kryesor e përjashtoi me karton të kuq.

E në fund të ndeshjes, Kieran Tierney i Arsenalit tentoi të qëronte hesapet me shqiptarin, të cilit në ndihmë i doli Granit Xhaka duke e mbrojtur atë.

Por duket se Aliovskit nuk i ka ikur inati me Pepen që e goditi me kokë dhe këtë e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Patrick Bamford.

Sulmuesi anglez ka zbuluar në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, se Aliovski mezi po pret përballjen me Arsenalin.

“E dini çfarë? Ai (Aliovski) më tha në dhomat e zhveshjes: ‘Me zor po pres të dielën’. Unë mendova: ‘Përse’? Ai më tha: ‘Sepse do luaj prapë me shokun tim Pepe’, tregon Patrick Bamford.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Aliovski në përballje me Pepen në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në Emirates Stadium me fillim nga ora 17:25. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori