LAJMI I FUNDIT:

Alimi: Ligji për gjuhët, nuk është humbje ose fitore për ndonjërën palë

Alimi: Ligji për gjuhët, nuk është humbje ose fitore për ndonjërën palë

Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, i cili është koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së, fjalimin përfundimtar për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve tha se me këtë ligj do të tejkalohen pengesat gjuhësore dhe do të përmirësohet toleranca ndëretnike.

Ai theksoi se miratimi i ligjit nuk është fitore për shqiptarët dhe as humbje për maqedonasit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Problemet në shtet janë për gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre. Për këtë arsye duhet të tentojmë që qytetarët t’i mbrojmë nga nacionalizmi, i cili na çon në tunel pa dritë. Ligji nuk është humbje ose fitore për njërën nga palët. Dilemat nëse ligji duhet të avancohet ekzistojnë, por jemi të vetëdijshëm se pa ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhet kjo. Mendoj se duhet të ketë ndryshime kushtetuese, por kjo do të ndodhë kur në parlament do të lirohemi nga patriotizmi i rrejshëm”, tha mes tjerash Alimi.


Ndryshe, Komisioni për çështje evropiane në seancën e sotshme me 9 vota “pro” miratoi propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e parë./Telegrafi/