LAJMI I FUNDIT:

Alija: Koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes pothuajse i pamundur

Alija: Koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes pothuajse i pamundur

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, ka bërë parashikimet sa u përket koalicioneve të mundshme para dhe paszgjedhore në Kosovë.

Alija, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dakordimi i sotshëm i partive për të shpërndarë Kuvendin me 22 gusht është i vonuar.

Ai ka thënë se shtyrja e datës së zgjedhjeve ka të bëjë më shumë me planet e partive politike, sesa me atë që është përfolur gjatë ditës për gjoja kërkesë nga ndërkombëtarët.


Njohësi i çështjeve politike thotë se dyshon se afati prej 45 ditëve për caktimin e datës së zgjedhjeve do të shfrytëzohet nga Presidenti dhe sipas gjasave zgjedhjet do të mbahen nga gjysma e tetorit.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për t’u blerë kohë nga shumë parti politike.

Duke folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhore, Alija ka thënë se përpos Vetëvendosjes, partitë e tjera nuk do të vënë vija të kuqe.

Thotë se PSD dhe AKR vështirë se do të shkojnë të vetme në zgjedhje për të rrezikuar futjen në Parlament.

“E shoh një koalicion të mundshëm mes NISMA-s, AAK-së, PSD-së dhe potencialisht AKR-së, mirëpo mbetet deri në fund të shihet se si do të shkojë ky proces”.

Njohësi i çështjeve politike një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes e sheh si të pamundshëm pasi sipas tij të dyja këto parti e synojnë postin e kryeministrit.

“Pas rezultatit të zgjedhjeve ato mund të dakordohen sepse atëherë e dinë rezultatin e zgjedhjeve dhe peshën e tyre. Në bazë të rezultateve do të ketë tërheqje të tyre për postin e kryeministrit”, tha Alija./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori