Telegrafi Maqedoni ka intervistuar të riun Hisar Ali, futbollistin e grupmoshave të Shkëndijës dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut. Ai është sulmues dhe ka nisur të luaj futboll që nga mosha 5 vjeçare kurse tashmë e ka ëndërr të luaj si Benzema, Ronaldo apo Batistuta. Për të, Shkëndija është mbi të gjitha.

Hisar Ali 5


Kur keni filluar të luani futboll? Me futboll kam filluar të merrem që në moshën 5 vjeçare tek klubi futbollistik Reçica, me trajnerin Muzafer Livoreka, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2013 pas një lojë me ekipin e grupmoshave Dardanët, trajneri Islam Ibrahimi më mori në ekipin e tij, ku kam luajtur për katër vite, pra deri në vitin 2017. Aty i tregova aftësitë e mia prej futbollisti. Në lojën me ekipin e zemrës, Shkëndijën unë shënova 3 gola dhe fituam lojën. Kur mbaroi loja, trajneri i Shkëdijës, Elbasan Munishi u interesua për mua dhe më vonë u transferova atje. Pra ëndrra u bë realitet. Në qershor, pas transferimit tek Shkëndija, luajtëm në Prishtinë për një turne për grupmosha dhe në atë turne unë shënova tre gola ndërsa ne si ekip fituam vendin e tretë. Për tre vite, nga viti 2017 deri në vitin 2020 kam luajtur për Shkëndijën, duke fituar shumë turne ndërkombëtar dhe kam shënuar shumë gola.

Në vitin 2020, koordinatori i asaj kohë, Erhan Selimi më informoi se jam nominuar në garën e talentëve të rinj që do të mbahet tek federata shtetërore. Në këto gara për tre konkurrime shënova tre gola, duke u pranuar si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë. Nga viti 2020 e këndej jam pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, U-14 duke marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare.

Hisar Ali

Cila pozitë në lojë ju pëlqen më së shumti? Kam luajtur gjithmonë në pozitën e sulmuesit të qendrës, sulmues i majtë e i djathtë, por edhe si mbështetje të sulmuesve. Mua më pëlqen të luaj në qendër të sulmit dhe në anën e djathtë.

Hisar Ali 2

Sa orë në ditë ushtroni? Pasiqë jemi të angazhuar edhe në shkollë, ne si akademi ushtrojmë nga tre orë në ditë.

Hisar Ali 4

Cili lojtar është idoli juaj që e ndiqni? Si çdo lojtar adoleshent, edhe une kam disa idolë të futbollit me famë ndërkombëtare, e ata për mua janë Benzema, Batistuta por do doja ta veçoja këtu Cristiano Ronaldon. Prej futbollistëve tanë do të doja ta veçoja Fadil Vokrrin dhe Ylber Aliun.

248693669 1177567906382262 6596848391102494788 n

Cili është plani juaj për të ardhmen? Planet e mija për të ardhmen janë që të luaj për një klub të madh evropian si që është AC Milan, Dortmund e pse jo edhe Real Madrid e Manchester United. Por, Shkëndija mbi të gjitha. /Telegrafi/