Ylli brazilian, Alessandra Ambrosio, këtë të hënë e ka vendosur në pauzë karantinën e saj pasi doli për blerje ushqimore.
Modelja 39-vjeçare ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Nicolo Oddi, 40-vjeçar në një market në Los Angeles.
Ajo zgjodhi një veshje të thjeshtë, triko të bardhë të zbukuruar me grafika blu dhe një palë xhinse të shkurtra.
Ndërsa, partneri i saj kishte veshur një palë tuta sportive të zeza dhe të dy kishin me vete maskat për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Ai dhe modelja me origjinë nga Brazili ndanë gjërat dhe bartën çantat e tyre të sendeve ushqimore përpara se të largoheshin nga aty.
Supermodelja dhe stilisti italian filluan romancën e tyre në qershor të vitit 2018 kur u takuan në një klub nate në shtetin italian.
Alessandra më parë kishte një lidhje me milionerin Jamie Mazur me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/