Qëllimi i kozmetikës është që të na bëjnë të dukemi bukur dhe të ndjehemi të pastër. Preparatet kozmetike janë përdorur në mënyrë të sigurt nga miliona njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën. Ndërkohë që shumë njerëz nuk kanë asnjë problem, tek disa të tjerë skuqja e lehtë dhe acarimi mund të jenë mjaft të zakonshme. Pra, shpesh mund të kemi reagime irrituese dhe alergjike.
Dr. Mentodije Alushaj Rexha
Alergo – Imunologe Klinike
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 935 853
mentodije.alushaj@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com
Reagimet irrituese pasqyrojnë një efekt të dëmshëm të kozmetikës ose higjienës së lëkurës – një shembull do të jetë efekti i tepruar i sapunit ose shamponit që çon në thatësi dhe irritim të lëkurës. Zonat delikate të trupit ku lëkura është më e hollë, si lëkura e fytyrë, dhe sidomos qepallat janë më të rrezikuara për reagime irrituese dhe alergjike.
Llojet e tjera të kozmetikes të cilat mund të shkaktojnë acarim te lëkurës mund të jenë: mascara, maska për fytyrë, toneret dhe kremi anti-plakje.
Disa njerëz vuajnë nga një lëkurë e ndjeshme me simptomatologji si: kruarje, djegie ose thumbim brenda pak minutave pas përdorimit të një produkti. Kjo është zakonisht një formë e acarim dhe jo alergji dhe është e shpeshtë për njerëzit me ankesat e lëkurës të tilla si rosacea dhe pezmatimi i lëkurës.
Kjo mund të ndihmojë duke përdorur produktet për përdorim në lëkurë të ndjeshme pasi që besohet se prodhuesi zakonisht do të ketë ndërmarrë analiza të nevojshme për të reduktuar rrezikun e një reaksioni. Kjo, megjithatë, mund të jetë një çështje e gjykimit të gabuar për gjetjen e një produkti që tolerohet.
Reaksionet alergjike përfshijnë sistemin imunitar të trupit i cili ka për qëllim për të luftuar kundër infeksioneve, por herë pas here mund te reagoj gabimisht në mënyrë të ekzagjeruar ndaj ndonjë substance – në këtë rast ndaj ndonjë përbërësi të kozmetikes.
Për të zhvilluar një alergji, ju duhet të jeni të ekspozuar ndaj alergjenit më shumë se një herë, dhe zakonisht në mënyrë të përsëritur. Kjo do të thotë që ju mund të bëheni alergjik në diçka që ju keni përdorur për një kohë të gjatë pa problem. Ajo që shkakton procesin alergjik është e paqartë, por nëse një herë keni reaksion alergjik në substancë të caktuar, ajo mund të vazhdoj gjatë gjithë jetës.
Dermatiti alergjik i kontaktit/ekzema, paraqitet si irritim, lëkurë e skuqur dhe më papulla, e cila është shumë e thatë. Nëse ju shmangeni kontaktit të mëtejshëm me alergjenin, ajo duhet të përmirësohet brenda një jave apo më shumë. Gjendja më e keqe është kur produkti është aplikuar në lëkurë, e pastaj ndonjëherë mund të përhapet në pjesët e tjera të trupit. Trajtimi me terapinë e alergologut do të ndihmojë ne largimin më të shpejtë të papullave.
Dermatiti alergjik i kontaktit është një shembull i një alergjie të tipit të vonë dhe reagimi zakonisht shfaqet deri në disa orë apo edhe ditë pas përdorimit të produktit. Kjo e bën të vështirë gjetjen e substancës e cila e ka shkaktuar irritimin.
Patch testi mund të ndihmojë për të identifikuar kimikatet e kozmetikës nga te cilat lëkura juaj ka reaguar me reaksion alergjik.
Ajo përfshin aplikimin në sasi të vogla të alergjenit në pjesën e pasme, të sipërme të shpinës dhe rezultati lexohet pas 48-72 ore. Ky lloj i testit kryhet zakonisht në spital nga një alergolog.
Pasi të identifikohet alergjeni, personi alergjik duhet të shmang kontaktin me atë substancë, kjo është e mundur pasi Bashkimi Evropian ka miratuar rregulloret që kërkojnë listën e plotë të përbërësve që përfshihen në secilin preparat.
Një metodë e thjeshtë për të gjetur nëse ju mund të keni një reagim kozmetikë bëhet duke aplikuar substancë e dyshuar në një 50 cent dhe duke e vendosur atë në bërryl çdo mëngjes dhe natën për deri në një javë.
Nëse paraqitet skuqje dhe papulle të vogla, kjo sugjeron se ju mund të jeni alergjik në ndonjë nga substancat që përmban ai produkt. Patch testet janë të rëndësishme për të vërtetuar se cila substancë nga ai produkt është shkaktar i reagimit alergjik në mënyrë që ju të shmangeni atë substance e cila mund të gjendet edhe në produkte të tjera.
Përbërësit më të zakonshëm të kozmetikës që shkaktojnë reaksione alergjike janë:
– Aromat dhe preservativet.
Ka shumë lloje të ndryshme të përbërësve aromatik. Nëse jeni alergjik në aromë, ju gjithashtu duhet tu shmangeni ekstrakteve bimore si: çaji dhe vaj bimësh, ekstrakte agrume, livando etj.
– Kimikatet e ruajtës që përdoren në shumicën e kozmetikës për të ndaluar degradimin si: imidazolidinyl ure, quaternium 15, methylisothiazolinone etj.
– Gjëra të tjera që herë pas here shkaktojnë reaksione alergjike përfshijnë, llak dhe xhel flokësh: llak thonjësh, (veçanërisht acrylate) dhe kremrat për mbrojtje ndaj diellit.
Mos u mashtroni nga përshkrimi i produkteve si ‘hypoallergenic’ ose ‘natyrore’, pasi këto mund të përmbajë një shumëllojshmëri të alergjenëve të zakonshëm.
– Ngjyra e flokëve është një tjetër shkak i zakonshëm i dermatit alergjik të kontaktit dhe kjo është pothuajse gjithmonë e shkaktuar nga kimikatet e quajtura fenilene diamine. Reagime të forta alergjike mund të zhvillohen duke shkaktuar një ënjtje dhe skuqje të theksuar të veshëve, fytyrës dhe qafës, si dhe kokës.
Ky lloj i alergjisë shpesh i prek njerëzit të cilët kanë ngjyrosur flokët e tyre për vite me radhë pa asnjë problem. Fenilen diaminet (phenylenediamines) janë të pranishme në të gjitha ngjyrat te flokëve, gjë e cila mund të ndikoj në pamundësinë e ngjyrosjes së flokëve në të ardhmen tek ata që kanë alergji.
Substanca natyrore si këna e pastër dhe vjollcë janë të sigurta. Por kini kujdes se këna e zeze (përdoret për tatuazhet e përkohshme) përmban fenilene diamine dhe shpesh shkakton reaksione alergjike tek fëmijët.
Menaxhimi i dermatit alergjik të kontaktit të dyshuar përfshin përkohësisht ndalimin e përdorimit të të gjithë kozmetikes, përdorimin e terapisë nga alergologu për mjekimin e përkohshëm dhe me pas për të vërtetuar substancën e saktë në të cilën keni alergji dhe të cilën nuk guxoni ta përdorni në të ardhmen , duhet të bëhen patch testet.
Spitali Amerikan ka mundësin dhe mjetet e nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimin e alergjisë kozmetike si dhe të gjitha llojeve tjera të alergjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FluWorkplace15645-380x233.jpg)
Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!
![Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stressed-couple-patients-at-564565-380x233.jpg)
Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!
![Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/665-65162-H45435-380x233.jpg)
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re