Carles Alena ka folur për mediat spanjolle duke zbuluar një veprim të pa paralajmëruar të klubit të Barcelonës.

Frenkie de Jong u transferua gjatë verës te klubi katalunas duke braktisur radhët e skuadrës holandeze të Ajaxit.


Mesfushori me të arritur në Camp Nou ka marrë fanellën me numrin 21, i cili i takonte spanjollit Alena, i cili ka treguar se klubi nuk e kishte pyetur.

mini 2019 07 15 ENTRENO TARDE 01

"Nuk u ndjeva mirë se bordi nuk më tha se i premtoi '21' De Jongit ", shpjegoi mesfushori katalunas gjatë përgatitjeve të ekipit në Kobe (Japoni).

Futbollisti këmbënguli se nuk kishte asnjë problem me De Jongun dhe se shkëmbimi i fanellës ishte një marrëveshje mes tyre.

"Transferimi i numrit të De Jong ishte diçka mes meje dhe tij. Ai më pyeti dhe ia dhashë atij sepse ishte i lidhur me këtë numër", pohoi ai.

Ndryshe, Alena dhe De Jong do të mundohen që të zënë vend në formacionin startues të kampionit spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app