“Dhjetori nuk është fundi i tregimit, kjo është veç data kur do t’i raportohet Këshillit të Sigurimit. Sa i përket bisedimeve, ne jemi të sigurt që, vetëm bisedimet dhe një zgjidhje kompromisi janë të mundshme dhe kjo do të ishte e mirë për Evropën Juglindore”, ka thënë Aleksejev.

Duke mohuar zërat se Rusia vepron kundër Evropës në çështjen e Kosovës, Aleksejev ka thënë se: “Ne nuk jemi kundër Evropës. Ne jemi bashkë me Evropën, por kemi qëndrimet tona. Ne konsiderojmë se respektimi i së drejtës ndërkombëtare, para së gjithash, është në interes edhe të vetë sigurisë së Evropës”.