LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vulin kremtoi Pashkët në Drenicë

Aleksandar Vulin kremtoi Pashkët në Drenicë

Ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë të dielën në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Deviqit, i cili ndodhet afër Skënderajt, ku ai i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Ai ka theksuar se festa e Pashkëve është një mundësi për të kujtuar Kosovën dhe serbët në Kosovë. Sipas tij, nuk ka një vend më të mirë për të dërguar një mesazh të paqes dhe një mesazh të dëshirave të mira për lirinë, dëshirën për një jetë më të mirë dhe më të drejtë se sa në Kosovë.

“Serbët në Kosovë janë pjesë e kombit serb dhe për këtë arsye janë pjesa më e dashur e popullit serb. Ende nuk mund të thuhet se serbët këtu po jetojnë në drejtësi dhe në paqe”, raporton Tanjug, njofton Teleskopi.net.


Vulin ka deklaruar se midis dy të Pashkëve janë shënuar sulme të shumta ndaj të kthyerve serbë, ku sipas tij, ishte tentuar edhe vrasja e fëmijëve serb në Gorazhdec.

“Unë lutem që bashkësia ndërkombëtare të marrë edhe një detyrë të tyre për të përmbushur premtimet e dhëna që serbët të jetojnë në paqe dhe drejtësi”, ka thënë Vulin.

Ndryshe, Skenderaj është njëra nga komunat e Kosovës, ku gjatë luftës pushtuesi serb kreu krimet nga më të rënda ndaj shqiptarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Kalo në kategori