LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria dhe MPB-ja të përgjigjen se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria dhe MPB-ja të përgjigjen se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Pas informacioneve të fundit se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është në Budapest, Aleanca për Shqiptarët ju bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më shpejt të del me deklaratë zyrtare ku do të vërtetohen apo demantohen informacionet e që dolën në publik.

“Qeveria dhe MPB-ja të mbajnë llogari dhe të marrin përgjegjësi për teatrin që ua dha qytetarëve të saj gjatë dy ditëve të kaluara në lidhje me arrestimin e Gruevskit. Pyesim publikisht Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe MPB-në, kush janë aktorët që i ndihmuan Gruevskit të arratiset? Në cilin vendkalim ka ikur Gruevski dhe sa është çmimi politik për t’u realizuar skenari për këtë arratisje”, shkruhet në kumtesën e ASh-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Qeveria duhet marrë përgjegjësi për këtë skandal që seriozisht i varros reforma në gjyqësi dhe vendos në pikëpyetje sundimin e së drejtës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori