Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e Spasovskit, Filipçes dhe Çulevit

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve është tejet shqetësuese për vendin”.
“Kjo rritje dëshmon për neglizhencën dhe paaftësinë menaxhuese të qeverisë, e cila në vend se fajin ta kërkojë te vetja vazhdimisht fajëson qytetarët. Lojërat e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe BDI-së përbrenda qeverisë për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë çdo ditë me viktima dhe të infektuar nga pandemia Covid 19”, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se në kohën kur vendi duhet të kthehet në normalitet, ne po futemi në valën e dytë të pandemisë.
“Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqje të kryeministrit teknik Oliver Spasovski i cili është përgjegjës kryesor për situatën e krijuar. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev të cilët gjithë këtë situatë e kanë shoqëruar me skandale nga më të ndryshmet, gjë që dëshmon pse sot vazhdojmë të kemi rritje”, thuhet në njoftimin e ASH-së duke theksuar se përgjegjësi duhet të mbajë edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, për parashikime te të cilëve qytetarët po i paguajnë shtrenjtë.
Rezultati i pandemisë, thonë nga SH, nuk kursen nga përgjegjësia asnjë pjesëtar të qeverisë, sepse të gjithë së bashku dëshmuan se edhe në kohërat më të vështira interesi personal dhe partiak mbetet prioritet.
“Fatkeqësisht kërkesa jonë e vazhdueshme që edhe opozita të jep kontributin e vet në menaxhimin e situatës nuk u aprovua kurrë, sepse kjo do të prishte planet keqdashëse të qeverisë. Megjithatë Aleanca për Shqiptarët vazhdimisht me kujdes të veçantë ka ndjekur dhe ka propozuar masa konkrete, gjë të cilën pa rezervë vazhdojmë ta bëjmë dhe sot. Vlerësojmë se situata dita ditës po del jashtë kontrollit prandaj duhet të veprojmë me shkathtësi dhe shpejtësi me qëllim që të evitojmë pasojat shëndetësore dhe ekonomike!”. thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë