LAJMI I FUNDIT:

Alcacer i lumtur me rolin në skuadër

Alcacer i lumtur me rolin në skuadër

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer ka përsëritur lumturinë me rolin e tij në klub, pavarësisht se ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje të ligës këtë sezon.

23-vjeçari spanjoll u transferua në Camp Nou në verë në një marrëveshje prej 30 milionë eurove nga Valencia, por ka luftuar për të zënë njërin nga vendet e ‘MSN’-së, nga Luis Suarez, Lionel Messi dhe Neymar.

Shënon Alcacer, Barça rikthen epërsinë ndaj Granadas (Video)
Lexo po ashtu Shënon Alcacer, Barça rikthen epërsinë ndaj Granadas (Video)

“Unë jam i lumtur që mund ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Alcacer pas fitores të së dielës ndaj Granadas, ku ai shënoi golin e tij të tretë në këtë sezon në La Liga.


“Trajneri më kërkoi të çohem nga bankina dhe kjo është ajo që kam bërë”, transmeton Telegrafi.

Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit (Video)
Lexo po ashtu Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit (Video)

“Çdo lojtar në këtë skuadër duhet të jetë i përgatitur për të dalë në fushë dhe për të kryer punën e tij”.

“Edhe pse fusha ishte e vështirë, ne kemi luajtur një lojë shumë profesionale dhe po shohim përpara për të vazhduar formën tonë dhe duke fituar më shumë ndeshje”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori