Albumi më i ri i MC Kreshës dhe Lyrical Son, “Rapsodët N’Rap T’Sotit”, ka debutuar me shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Pas vetëm dy ditë prej lansimit, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje.


Labeli P.I.N.T. përmes Facebookut ka njoftuar se “Rapsodët N’Rap T’Sotit” ka debutuar në pozitën e parë në top-listat e hip-hopit në Zvicër, dhe është i teti në top-listën e përgjithshme.

Albumi më i ri, sipas njoftimit nga P.I.N.T., është i pari në top-listën e përgjithshme në Suedi dhe është i 12-i në top-listën e hip-hopit në Gjermani.

“Rapsodët N’Rap T’Sotit” është i 25-i në top-listat e Britanisë së Madhe.