Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA-s, po qëndron për herë të parë në vendin tonë.


308674966 5276467869148562 7453824150936396793 n

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

309587574 5276468052481877 2041502241395821643 n

Infantino dhe Kurti kanë shkëmbyer dhurata mes veti derisa ishte një takim shumë i mirë dhe miqësorë.

Kujtojmë që Infantino para Kurtit u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani - Sadriu. /Telegrafi/

309261547 5276468149148534 1046909236538665222 n

309988614 5276467945815221 1938243758990461157 n

telegrafi sport app