LAJMI I FUNDIT:

Albi Group me top brendet shumë shpejt pjesë e Marigona Hill

Albi Group me top brendet shumë shpejt pjesë e Marigona Hill

Marigona Hill, qyteza përrallore e cila tashmë njihet për vendbanimet dhe jetesën ideale nuk mbaron  me kaq.

Në Marigona Hill ka filluar zhvillimin edhe afarizmi, e këtij zhvillimi i paraprin hapja e top brendeve të një prej kompanive më të mëdha në vend, Albi Group.

Albi Group vjen në Marigona Hill me brendet Albi Market, supermarketin që do të jetë flagship e i cili ofron gjithçka që i duhet një shtëpie, Stilium, multibrand store me 12 brende për veshje, këpucë dhe aksesor, Kraš Choco & Café dhe Pizza Hut, risitë në vendin tonë për ëmbëlsira dhe pica.

Albi Group me këto brende do të ketë një hapësirë prej afër 3000 m2 e që pozicionohen në qendër të qytezës Marigona Hill.

Këto brende janë plotësim i finesave të shumta që i ofron qyteza Marigona Hill. Ajo çka po ndërtohet dhe zhvillohet në Marigona Hill do të ju bëjë që të mos largoheni asnjëherë nga qyteza sepse është vendi ku të gjitha të mirat shkrihen në një vend.

Marigona Hill janë më shumë se 20 mijë m2 që ofrohen për lokale me qira, ku do të vijnë brendet më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për tu bërë pjesë e qytezës për të marr lokal me qira na kontaktoni në property@marigonahill.com apo për lokalet në shitje në info@marigonahill.com049/162/000.