LAJMI I FUNDIT:

Albert Krasniqi për dorëheqjet e prokurorëve: Shteti kapitulloi përballë krimit

Albert Krasniqi për dorëheqjet e prokurorëve: Shteti kapitulloi përballë krimit

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi, dorëheqjen e prokurorëve e ka quajtur kapitullim i shtetit përballë krimit.

Ai në një shënim në Facebook ka ironizuar me organet qeveritare kur deklaronin se pagat po i rrisnin për prokurorët jo për vete.

“Qeveria thoshte se pagat nuk po i rriste për vete, por për gjyqtarët dhe prokurorët që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka shkruar Krasniqi duke shtuar më tej se prokurorët po lënë “pagat e larta” për të shpëtuar kokën.


“Sot prokurorët po japin dorëheqje dhe po i lënë edhe pagat e larta, vetëm për të shpëtuar kokën prej kriminelëve që po i kërcënojnë”.

Hulumtuesi i lartë i KDI-së ka thënë se sistemi i drejtësisë është i pafuqishëm të mbrojë vetën lëre më qytetarët.

Krasniqi ka akuzuar qeverinë për rritje të klientelizmit.

“Qeveria shpenzon para të buxhetit të shtetit me të vetmin qëllim – rritjen e klientelizmit”, duke e konsideruar këtë si kapitullim i shtetit përballë krimit.

“Kjo nuk mund të quhet ndryshe përveçse kapitullim i shtetit përballë krimit”, ka përfunduar shënimin e tij hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori