3 maji është një ditë e veçantë për futbollin Kosovar. Në Kongresin e UEFA-s, që do të zhvillohet në Budapest, Kosova pritet të pranohet si anëtare e qeverisë evropiane të futbollit, duke i hapur kështu rrugën dhe anëtarësimit në FIFA dhe pjesëmarrjes në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.
Përtej aspektit institucional, në atë sportiv, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki shprehet se skuadra e tij është gati për një sfidë të tillë.
“Pas një kohe të gjatë të izolimit të sportit kosovar, në këtë rast futbollit, shpresojmë që data 3 maj të jetë një datë pozitive për futbollin kosovar dhe atë shqiptar në përgjithësi. Normalisht ne si staf teknik jemi përgatitur edhe pse situata nuk është fort optimale pasi në 3 Maj presim pranimin dhe në shtator fillojnë eliminatoret, mirëpo jemi të gatshëm të nisim këtë rrugë për të cilën faktikisht punojmë prej disa vitesh”.
Njohja ndërkombëtare e futbollit kosovar do t’u hapë rrugën futbollistëve të lindur në Kosovë që të përfaqësojnë shtetin më të ri të Europës në eventet ndërkombëtare. Por a do të thërriten lojtarët që aktualisht janë pjesë e Kombëtares Shqiptare? Bunjaki e bën të qartë, gjithsekush ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij personale.
“Së pari mendoj se pranimi i FFK në UEFA dhe FIFA dhe Përfaqësueses Kosovare në kualifikime duhet të jetë një lajm pozitiv për gjithë shqiptarët. Në këtë moment prioritet është pranimi i plotë pastaj do të shohim të gjitha proceset, të drejtat dhe mundësitë e lojtarëve. Personalisht mendoj se është e drejtë individuale e lojtarëve të vendosin për fatin e tyre dhe këtë nuk ka të drejtë t’ua heqë asnjë Federatë. Në aspektin sportiv jam i përqëndruar të ndërtoj një skuadër sa më të mirë dhe objektivi është që pas 4 vitesh të jemi në kualifikueset e Europianit. Është një proces, i cili mund të jetë i dhimbshëm për disa, mirëpo mendoj se është e drejtë njerëzore që lojtarët të vendosin për fatin e tyre”.
Një ndër futbollistët që duket më pranë kalimit te Kosova është Alban Meha. Mesfushori që po shkëlqen në Turqi nuk është grumbulluar prej disa ndeshjesh nga De Biasi. Njerëz pranë tij flasin për dëshirën e futbollistit për të luajtur me Kosovën në qytetin e tij të lindjes Mitrovicën, dhe Bunjaki nuk ngurron t’i hapë derën.
“Nuk ka dyshim që Albani ka qenë në planet e mia edhe më herët para se të vinte në Kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo në kohën kur ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare ku akoma është, Shqipëria ka qenë prioritet pasi ka pasur kualifikimet dhe ka pasur përparësi. Në këtë moment që Kosova i afrohet kualifikimeve ne pretendojmë të krijojmë një skuadër të fortë, dhe lojtarët që do të dëshirojnë të vijnë do të jenë të mirëseradhur. Albani është një lojtar që e njoh mjaft mirë dhe jo rastësisht është duke pasur sukses në Turqi dhe normalisht do të ishte i mirsëeardhur nëse shpreh dëshirë dhe ka të drejtë të vijë, pse jo”.
Bunjaki e mbyll intervistën me urimin që ky të jetë një vit i madh si për Shqipërinë në Europian, ashtu dhe për Kosovën me njohjen ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në kualifikueset e botërorit Rusi 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Talenti i madh 16 vjeçar u detyrua të tërhiqet nga futbolli pas zbulimit të një gjendjeje të rrallë mjekësore – ai ishte afër kalimit në klubin që do t’i ndryshonte jetën

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja