Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka vendosur që së fundmi t'i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka udhëtuar për në Ishujt e largët, Bahamas, për të kaluar ca kohë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


Duke qenë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, të shpesh janë rastet kur Hadërgjonaj ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

alb1

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga pushimet, duke treguar çastet e këndshme që po kalon atje.

alb2

Albërija duket se ka shkuar në këtë udhëtim e shoqëruar nga mikeshat e saj, me të cilat gjithashtu ka ndarë një fotografi të përbashkët në Instagram.

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, kjo për shkak edhe të pandemisë globale COVID-19.

alb3 Foto: Albërije Hadërgjonaj/InstaStory

Ndërkohë, tash e sa kohë përveç muzikës, ajo ka përqendruar aktivitetin e saj edhe në biznes, duke hapur një dyqan veshjesh nën emrin e saj. /Telegrafi/