Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që përveç muzikës, ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një atelie në Tiranë dhe ka sjell një linjë të saj veshjesh, përkatësisht fustane elegantë për vajza.


Këngëtarja nga Deçani shfrytëzon rastin që përmes paraqitjeve të saj në dhe fotografive në rrjetet sociale, t’i promovojë veshjet e saj.

alberije hadergjonaj 209955905 325694245892315 7193874023861609602 n

Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

alberije hadergjonaj 211533907 2980939962175416 2667880667758578527 n

Ajo ka qenë e ftuar për të performuar në eventin “Miss Shqipëria”, ndërsa i ka mahnitur të gjithë me fustanin e saj të bardhë dhe transparent në disa pjesë të tij.

Material i tejdukshëm te dekolteja dhe vënia në pah e siluetës ishin detaji që e bënin edhe më të veçantë këtë veshje në trupin e këngëtares.

alberije hadergjonaj 209800182 2953922091601069 8409368651758672202 n

Hadërgjonaj përndryshe kishte premtuar për fansat e saj sivjet një album në muajin maj, por që ende nuk është publikuar. /Telegrafi/

alberije hadergjonaj 210559597 850728308866134 4554792463812034525 n Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

alberije hadergjonaj 210436335 3867696030024972 6183892929825426963 n Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram