Prezantuesi i njohur dhe drejtori i Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, po shijon pak momente jashtë angazhimeve të tij.
Prezantuesi i disa emisioneve të njohura si “NIN” dhe “Champion Quiz” tash e sa vite është drejtues i televizionit Klan Kosova.
Por, tash ka gjetur pak kohë që të largohet nga angazhimet e tij dhe t’i kushtohet jetës private, e bashkëshortes së tij Yllkës.
Të dy kanë zgjedhur Santorinin për të kaluar disa ditë pushimi.
Sot po ashtu po feston ditëlindjen prezantuesi, andaj i urojmë edhe shumë tjera të suksesshme. /Telegrafi/