Andre Silva është njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë këtë edicion.

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer në Gjermani me fanellën e Eintracht Frankfurtit, duke shënuar rregullisht.


25-vjeçari në 28 ndeshje zyrtare këtë edicion, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë nëntë asistime, duke arritur shifra të jashtëzakonshme.

Milan look at Andre Silva record numbers in the Bundesliga 1

E falë këtyre statistikave impresionuese, Silva është futur në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha evropiane si Chelsea, Man Utd, Arsenal, Barcelona e Atletico Madrid.

Megjithatë lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania kanë befasuar të gjithë opinionin sportiv me kërkesat e Eintracht Frankfurt.

Mediat gjermane kanë raportuar se Frankfurt do ta lejoj largimin e Silvas vetëm për 30 milionë euro.

20210123 161255

Kjo po llogaritet si çmim shumë i ulët për një lojtar si Andre Silva që po kalon formë të jashtëzakonshme.

Gjithsesi largimi i lojtarit nga Eintracht Frankfurt në verë duket i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat e lartëpërmendura do t'i fitojë shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app