LAJMI I FUNDIT:

Alarmet për ”Bomba”: Takim koordinativ i shërbimeve të sigurisë

Alarmet për ”Bomba”: Takim koordinativ i shërbimeve të sigurisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka quajtur procedurë normale thirrjet e ambasadave të huaja që qytetarët e tyre të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri ka njoftuar se do të mbahet një takim koordinativ I shërbimeve të sigurisë, ku do të bisedohet për situatën rreth alarmeve të rrejshme për “bomba”.

“Ne sot do të kemi një takim koordinativ të shërbimeve të sigurisë ku do të bisedohet për këto probleme, edhe pse në nivel ditor po bisedohet dhe sikurse deri tani do të ndërmerren masa për të mbrojtur qytetarët” – tha Dimitar Kovaçevski.


Nga ana tjetër Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë që institucionet duhet me seriozitet të punojnë për gjetjen e personit që shkakton frikë e pasiguri tek qytetarët.

“Kemi dyshimet tona se përse pikërisht ka alarme për bomba në vendin tonë por për të ditur saktë se prej çfarë janë shkaktuar dhe cili është qëllimi duhet të gjejmë personin i cili e bënë këtë. Njëra prej supozimeve tona është pozicioni i Maqedonisë së Veriut ndaj konflikitit në Ukrainë. Pa dyshim se ne jemi në anën e drejtësisë në këtë rast me Ukrainën. Por qëllimi kryesor mund të vërehet se është destabilisimi psiqik dhe ndikimi negativ ndaj qytetarëve”, tha Sllavjanka Petrovska.

Java filloi pa alarme për bomba por vendi me muaj po ballafaqohet me alarme të rrejshme duke shkaktuar frikë e kaos me evakuimin e nxënëseve nga shkolla, punëtorët nga qendrat tregtare e qytetarët nga ndërtesa banimi. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori